+355 44 309515
info@swissapproval.al
Visit Swiss Approval International Website
Facebook
LinkedIn
Instagram
Swiss Approval Albania
  • Krye
  • Kompania
    • Filozofia – Vizioni
    • Profili i Kompanisë
    • Identiteti i Kompanisë
    • Politika e Vlerësimit të Konformitetit
    • Politika e Cilësisë
    • Politika e Mjedisit
    • Politika e Sigurisë dhe Shëndetit
    • Kompakti Global i Kombeve të Bashkuara
    • Të Menduarit dhe të Vepruarit në Mënyrë “Të Gjelbër”
    • Kërkesë Online
    • Të Reja
  • Shërbime
    • Inspektime Industriale
    • NDT
    • Inspektime Elektrike
    • Inspektimi i Ashensorëve
    • Inspektimi i Vinçave dhe Makinerive Ngritëse
    • Vlerësim Projekti
    • Vërtetim Teknik
    • Certifikim Personeli
    • Certifikimi i Sistemeve të Menaxhimit
    • Vlerësimi dhe Certifikimi i Përputhshmërisë
    • Palë e Tretë Inspektuese
    • Palë e Dytë Inspektuese
    • Trupë e Notifikuar (NoBo)
    • Siguria e Produkteve
    • Turizmi
  • Akademia e Trajnimit
  • Karriera
  • Na Kontaktoni
  • English

POLITIKA E MJEDISIT

SWISS APPROVAL ALBANIA sh.p.k. ka përcaktuar një politikë të qartë të angazhimeve dhe objektivave të saj në lidhje me sistemin e saj të menaxhimit të mjediit (SMM) që synon të mbrojë mjedisin dhe t’i përgjigjet ndryshimit të kushteve mjedisore në ekuilibër me nevojat socio-ekonomike.

Fusha dhe konteksti i kësaj politike mbulon të gjitha funksionet dhe aktivitetet e Swiss Approval Albania sh.p.k., e cila kryen: inspektime për palë të treta, kontrolle teknike dhe inspektime industriale (për pajisje nën presion, pajisje ngritëse, makineri ngritëse, kontroll i cilësisë, etj.), certifikime produktesh (pajisje zyre, mobilje, pajisje shtetëpike, etj.) certifikime të sistemeve të menaxhimit (cilësisë, mjedisit, dhe shëndetit & sigurisë në punë), certifikime shërbimi të mbrojtjes dhe parandalimit të jashtëm (teknika e sigurisë – mjeku i punës).

Parimet e integritetit, shërbimet që shtojnë vlerë për klientin, dhe niveli i lartë i kënaqësisë së klientit për shërbimet e ofruara, përbëjnë përparësitë dhe objektivat kryesore të Swiss Approval Albania sh.p.k. Organizata kërkon të ruajë kënaqësinë e lartë të klientit nëpërmjet ofrimit e shërbimeve të inspektimit dhe certifikimit, dhe është plotësisht e angazhuar për mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndotjes, respektimin e legjislacionit kombëtar mjedisor dhe përmbushjen e detyrimeve të saj të pajtueshmërisë.

Menaxhimi i lartë angazhohet për të:

  • Siguruar që menaxhimi i mirë mjedisor është pjesë integrale e kulturës së biznesit të organizatës duke komunikuar politikën e SMM me të gjithë punonjësit dhe palët e interesuara;
  • Siguruar që të gjitha palët e interesuara të jenë të vetëdijshme për ndikimet mjedisore të organizatës dhe të kuptojnë se si mund t’a ndihmojnë atë për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e tyre në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme;
  • Udhëhequr drejt përmirësimit të vazhdueshëm për performancë më të mirë mjedisore;
  • Raportuar dhe audituar performancën mjedisore të organizatës si një mjet për të përmirësuar llogaridhënien dhe për të nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të SMM-së së saj;
  • Siguruar që punonjësit dhe palët e tjera të interesuara të ndërgjegjësohen për kontributin e tyre në SMM, dhe përfitimet e përmirësimit të performancës mjedisore nga komunikimi efektiv;
  • Mbrojtur mjedisin, duke përfshirë parandalimin e ndotjes dhe angazhime të tjera specifike që lidhen me kontekstin e organizatës;
  • Ofruar shërbime duke pasur një perspektivë të ciklit jetësor;
  • Ulur konsumin e burimeve, minimizuar mbetjet e krijuara, reduktuar emetimet dhe ndotjet, ricikluar aty ku është e mundur, dhe për të përdorur alternativa të qëndrueshme në të gjitha proceset e organizatës;
  • Përcaktuar dhe arritur objektiva “SMART” dhe për t’i monitoruar ato në mënyrë sistematike;
  • Mbajtur përgjegjësi për efektivitetin e sistemit të menaxhimit mjedisor;
  • Siguruar që sistemi i menaxhimit mjedisor të arrijë rezultatet e synuara;
  • Drejtuar dhe mbështetur personat për të kontribuar në efektivitetin e SMM;
  • Siguruar burimet e nevojshme për sistemin e menaxhimit mjedisor;
  • Respektuar kërkesat e organeve të akreditimit;
  • Identifikuar dhe menaxhuar të gjitha rreziqet dhe mundësitë për përmirësim.
  • Filozofia – Vizioni
  • Profili i Kompanisë
  • Identiteti i Kompanisë
  • Politika dhe Cilësia
  • Kompakti Global i Kombeve të Bashkuara
  • Kërkesë Online
  • Të Reja
Rr. Sami Frasheri, Tirana, Albania
+35544309515 | +355697073002
info@swissapproval.al
Facebook
LinkedIn
Instagram
  • Inspektime Industriale
  • Certifikim Personeli
  • Certifikimi i Sistemeve të Menaxhimit
  • Vlerësim Projekti
  • Akademia e Trajnimit
  • Profili i Kompanisë
  • Politika e Privatësisë
  • Të Reja
  • Karriera
  • Kërkesë Online
  • Na Kontaktoni

Loading Quotes...
© 2022 Swiss Approval Albania